Kamioni i KEDS-it rrokulliset në Pograxhë
Gjilan – Në mesnatën e datës 7 mars në fshatin Pograxhë të Gjilanit është rrokullisur një kamion i KEDS-it. Siç bënë me dije Gent Qamili i cili edhe i ka dërguar fotot në redaksinë tonë pos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Bora që po bijë pandërprerë në Gjilan ka vështirësuar edhe qarkullimin e disa rrugëve nëpër fshatrat e Gjilanit.
Gent Qamili banor nga Pograxha ka dërguar disa foto ku shihet një kamion i KEDS-it i cili është rrokullisur nga rruga e vështirësuar nga bora. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar./rajonipress/


