UBT

Muhamet Hajrullahu – djaloshi i ditëve të vështira…

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ishte viti 1989/90. Tash e 25 vjet më parë. Ishte kohë pa kohë. Paralelet e gjimnazit të Zhegrës, pas punës së tyre gati 17- vjeçare, erdhi koha dhe vihen në pikëpyetje. Pse jo? Puna këtu filloi më 1973. Drejtoria e dhunshme serbe shpiku një “skenar” që këto paraleleve t’mos e vazhdojnë punën. Urdhrin e kishte dhënë drejtoria e gjimnazit “Z. Hajdini” R. Sharac, e cila publikisht doli se gjimnazi i Zhegrës “Nuk ka kushte dhe vend për punë!”.

Shkollarët shqiptarë u revoltuan. U revoltuan dhe u befasuan. Lajmi jo i mirë mori dhenë. Muhamet Hajrullahu ishte atë kohë nxënës i këtyre paraleleve. Një i ri aktiv. Ai së bashku me qindra shokë t tjerë u gjenden para dyerve të gjimnazit. Ata, si një, protestuan. Shkollarët kërkonin vazhdimin e punës së këtyre paraleleve. Dikush doli dhe ju tha se nuk ka kushte për punë. Por, këmbëngulësia e shkollarëve ishte për hapjen e këtyre paraleleve. Rinia shkollore vazhdoi me protesta para shkollës.

Njëri nga shqipfolësit, u tha: “Nëse e merrni përgjegjësinë, e keni lejen prej nesh”. Aty në protesta pati shkollarë nga shumë fshatrave, si: Lladovë, Zhegër, Uglar, Selishtë, Nasalë, Llashticë, Haxhaj, Shurdhan, Përlepnicë etj. E, Muhamet Hajrullahu, ish nxënës yni, sot rrëfen: “ Duke kërkuar leje, rash në konflikt me R. Sh, drejtoreshë e gjimnazit. Isha në krye të turmës së rinisë shkollore. U formuan katër klasë: dy të drejtimit matematikor dhe dy të tjera të drejtimi shoqëror. Bile, kur filloi procesi mësimor, drejtoresha iu drejtua mësimdhënësve të gjimnazit që të bëjnë zgjedhjen e shkollarëve më të mirë, ndërsa të tjerët le të qëndrojnë kudo.

Më të mirët, sipas saj, të sillen për t’i vijuar mësimet në gjimnazin qendër. Por, profesorët shqiptarë, për inat të saj, ata, si një, udhëtuan nga Gjilani gjer në Zhegër për t`i mbajtur orët mësimore në mënyrë vullnetare. Udhëtuan Nuhi Ismajli, Qemajl Jakupi, Isa Abdyli, Shkëlqim Zynçe, Tevide Ahmeti, Shaban Selmani, Mursel Jashari, autori i këtyre radhëve, Naser Aliu etj. Unë, shton Muhameti, isha kryetar i rinisë shkollore. U prija të rinjve shkollarë, por edhe u ndihmoja profesorëve udhëtarë. Këto paralele e filluan punën nën kulmin e shkollës fillore “Agim Ramadani” në Zhegër. Kjo punë nuk shkoi gjatë. Organet e dhunshme serbe i nxorën me dhunë shkollarët shqiptarë nga lokalet e tyre shkollore. Organizimi nuk mungoi. Paralelet e gjimnazit të Zhegrës filluan të mbajnë mësim nëpër të ashtuquajtura Shtëpi-shkollë”.

FIDANISHTJA

Mësimi vazhdoi të mbahej nga një javë tek secila familje e nxënësit. Pritja ishte e mirë. Shkollarët uleshin nëpër shilte e sende të tjera. U kalua një kohë. Filloi dhuna serbe. Shkollarët e këtij gjimnazi u maltretuan dhe ua grisën librat e fletoret e punës. Edhe arsimtarët u morën në biseda informative. Është rasti i Berat Kosumit, tash i ndjerë, u mor disa herë në biseda informative nga policia serbe e këtij fshati. Lokalet, ku mbahej mësimi, përcilleshin dhe kontrolloheshin nga policia. Disa nga shkollarët u rrahën duke shkuar në mësim.

Pra, ishte një gjendje jo normale e punës së këtyre paraleleve. Edhe në këto kushte të rënda, Muhamet Hajrullahu u doli në ndihmë profesorëve dhe shokëve të tij. Me këtë rast, shtëpia e tij u bë një Odë e madhe për pritje të kuadrit mësimor.

Këtu u dha bukë e kripë e zemër. Por, për organizimin e punëve të këtyre paraleleve, Muhamet Hajrullahu u ndoq nga policia. Ai u detyrua të lë shkollimin e të gjendet në botën e jashtme. Por, këto paralele nuk i harroi. Sa herë vinte ndonjë datë e rëndësishme, si Bajrami, 7 Marsi, Viti i ri e të tjera, ai tubonte mjete për ti ndihmuar profesorët e këtij gjimnazi të këtij lokaliteti.

Në shenjë të dhënies së kontributit të tij në mbarëvajtjen e mësimit nëpër shtëpi-shkollë, z. dr. Rugova dhe z. Thaçi e nderuan Muhamet Hajrullahun me mirënjohje. Ky ishte djaloshi i Zhegrës, i cili i ndihmoi profesorët dhe shokët e tyre për të mos u ndalë shkolla shqipe. Të lumtë, Muhamet Hajrullahu, djalosh i ditëve të vështira! /tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.