Edhe një konferencë shkencore regjionale kushtuar sundimit të ligjit
Gjilan – Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike, më 7 mars 2015, në Gjilan organizon konferencën e dytë shkencore regjionale me temë: “Sundimi i ligjit dhe siguria publike faktor ndikues në bashkëpunimin ekonomik rajonal”. Në konferencë do të prezantojnë hulumtimet e tyre mbi 100 punëtor shkencorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Konferenca tanimë është tradicionale dhe organizohet të shtunën e parë të marsit dhe të shtunën e parë të shtatorit. Konferenca do t`i zhvillojë punimet në dy panele të mëdha, atë shkencave juridike dhe shkencave ekonomike, të cilat do të jenë të ndara në disa sesione sqaron për rajonipress Flamur Hyseni dhe Burim Haliti organizator të konferencës nga ISLD.
Në konferencë do të prezantojnë hulumtimet e tyre mbi 100 punëtor shkencorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike njofton mediat e shkruara dhe elektronike të përcjellin konferencën sepse do të kenë rastin të njihen me mendimin akademik dhe shkencor për çështje të rëndësishme lidhur me sundimin e ligjit, sigurisë publike dhe zhvillimit ekonomik, të cilat çështje janë preokupim i përbashkët i shteteve të rajonit.
Me rastin e organizimit të konferencës së dytë shkencore, Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike do të promovojë edhe Revistën Regjionale të shkencave Shoqërore REFORMA.
Para fillimit të prezantimit të punimeve, në pjesën ceremoniale ISLD do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me Shkollën e lartë Universitare Jo publike “Luarasi”, dhe me Institutin për Kërkime dhe Zhvillim nga Ulqini./rajonipress/


