ARKATANA

Kryesuesja e Kuvendit Komunal uron Mësuesit dhe Gratë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka uruar Mësuesit, me rastin e 7 Marsit si dhe Gratë, me rastin e 8 Marsit, data këto shumë të rëndësishme për arsimin shqip, përkatësisht për barazinë gjinore. Me këtë rast, ajo i ka ftuar Mësuesit dhe Gratë që t`i shfrytëzojnë mundësitë që ofron liria, për të avancuar edhe dijen, edhe të drejtat gjinore, që janë vlera shumët larta të shoqërive demokratike.

Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se 7 Marsi, është momenti më i përshtatshëm për t`iu shprehur mirënjohje të gjithë mësuesve tanë, për punën e mirë që kanë bërë në rrugëtimin e gjatë e të vështirë të shkollës shqipe, nga fillimi i saj në Korçë, më 1887 e deri në ditët e sotme, gjithandej trojeve shqiptare.

“Liria na jep mundësi të jashtëzakonshme për edukim e brezit të ri, prandaj duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t`i arritur me dije shoqëritë e përparuara”, thuhet në urimin e Valentina Bunjakut-Rexhepit, për mësuesit e Gjilanit .

UBT

Njëherësh, ajo i ka uruar në mënyrë të veçantë edhe gratë e kësaj Komune, me rastin e 8 Marsit.

“Gratë nuk janë të rëndësishme vetëm më 8 Mars, por ato janë të rëndësishme e të vlefshme në të gjitha ditët e vitit. Gratë kanë dëshmuar se kanë guxim për të marrë mbi vete procese e detyra të rëndësishme dhe për t`ia dalin me sukses në të gjitha detyrat”, thuhet në urimin e kryesues së Kuvendit Komunal, drejtuar grave.

Njëherësh, ajo i ka inkurajuar gratë e Gjilanit që të jenë sa më aktive dhe sa më këmbëngulëse në kërkimin e hapësirave që u takojnë në politikë dhe vendimmarrje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.