United Hospital

Begzad Sinani, ndërpret të gjitha bashkëpunimet me Kryetarin e Ranillukut

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Begzad Sinani i pezullon të gjitha marrëveshjet me Komunën e Ranillukut, deri në kërkimfaljen e kryetarit të Komunës së Ranillukut për deklaratat e tij fyese. Këto lloj deklaratash nuk janë as në shërbim të komunitetit serb që jeton këtu dhe aq më pak në shërbim të ndërtimit të bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve tha Sinani për rajonipress.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, merr vendim për të ndërprerë të gjitha bashkëpunimet e mundshme me Kryetarin e Komunës së Ranillukut Gradimir Mikic, pas deklaratave fyese të tij në drejtim të nënave Gjakovare.

Kryetari Begzad Sinani, ka bashkëpunuar ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe me të gjithë organizmat ndërkombëtar gjatë fazës përgatitore për themelimin e Komunës së Ranillugut në vitet 2008 dhe 2009 me qëllim që banorëve të kësaj komune t`u ofrohen shërbimet më afër dhe që si komunë në vete të krijojnë mundësinë e zhvillimit sa më të madh, raporton rajonipress.

ARKATANA

“Kryetari Begzad Sinani, siguron qytetarët e Komunitetit serb në Kamenicë, se do të kenë përkujdesje institucionale njëjtë sikurse komuniteti shqiptar dhe i falënderon ata për kontributin që japin për krijimin e një klime të mirë ndëretnike në komunë. Komuna e Kamenicës dhe kryetari Begzad Sinani, i sigurojnë qytetarët serb të Komunës së Ranillukut se do të mund të vazhdojnë të kryejnë shërbimet e tyre në Kamenicë, por këto shërbime mund t`i kryejnë vetëm me anë të kërkesave të drejtpërdrejta në Komunën e Kamenicës” thuhet në reagimin e Sinanit dhënë rajonipress.

Begzad Sinani i pezullon të gjitha marrëveshjet me Komunën e Ranillukut, deri në kërkimfaljen e kryetarit të Komunës së Ranillukut për deklaratat e tij fyese. “Këto lloj deklaratash nuk janë as në shërbim të komunitetit serb që jeton këtu dhe aq më pak në shërbim të ndërtimit të bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve” tha Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.