Mobi Casa

Kadriu: Falë sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes së tij, ne sot po e gëzojmë lirinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në Ditën e Dëshmorëve që po shënohet në nivel vendi, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, kanë bërë sot homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Me këtë rast, nënkryetari Kadriu ka thënë se falë sakrificës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, ne sot po e gëzojmë lirinë.

UBT

“Sot institucionet komunale të Gjilanit bënë homazhe për nderë të Ditës së Dëshmorëve, si dhe për të nderuar sakrificën e madhe të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. 5, 6 dhe 7 marsi, simbolizon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e familjes Jashari me kurorëzimin e lirisë që ne po e gëzojmë sot. Gjenerata jonë nuk i ka arritur akoma objektivat për të cilat kanë ra dëshmorët, por ne do të punojnë shumë për t’i arritur ato”, është shprehur nënkryetari Kadriu.

Ndërsa, kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Ahmet Daku, tha se së bashku me institucionet tona po i nderojmë dëshmorët për sakrificën e tyre në shërbim të atdheut./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.