Komuna e Vitisë falënderon këshilltarët femra për kontributin e tyre
Viti – Në prag të 8 marsit ditës ndërkombëtare të gruas, Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka organizuar një takim të përbashkët me këshilltarët e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku i ka falënderuar ato për punën dhe kontributin që po e japin në këtë Kuvend.
Me këtë rast këshilltarëve femra ju janë shpërndarë edhe disa dhurata simbolike për nder të kësaj dite./rajonipress/


