ARKATANA

BSPK e hedh në gjyq Aeroportin

/ 1 minutë lexim
United Hospital

37-ish punëtorë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të paraqiten në Gjykatën Themelore të Lipjanit për të dëshmuar kundërshtimin e tyre për largim nga puna, raporton KTV.

Pavarësisht këtij procesi, menaxhmenti i këtij aeroporti këtyre ditëve ka larguar edhe 17 punëtorë të tjerë.

Ky veprim nuk i ka pëlqyer BSPK-së, e cila e ka hedhur në gjyq Aeroportin, pasi vlerësojnë se menaxhmenti aktual po merr veprime në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Sipas tyre menaxhmenti i aeroportit duhet të konsultohet me sindikatën para se të marrë vendim për t’i larguar punëtorët nga puna.

Eco Higjiena

Madje sindikalistët kanë thënë se largimi punëtorëve është fshehur nga menaxhmenti.

Mirëpo me këto deklarata i ka kundërshtuar menaxhmenti i ANP-së.

Ata kanë thënë se të gjitha informacionet u janë dhënë sindikalistëve në takimin që këta të fundit kanë kërkuar ta mbajnë të mërkurën.

Menaxhmenti i Aeroportit ka bërë të ditur se nuk kanë në plan të bëjë largime të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.