Pleksem
Eja në gjykatën time, në sallën time, të shkurorëzohemi,
pa hetime… pa hezitime… dëshmi është dhe zemra ime,
që ka fakte pa numërime.
Fëmijë nuk kem,
së vetë fëmijë jem,
andaj…
dhe të lumtur s’mund të jem.
…s’ mund të ndjejmë,
së ende po thithshëm memë.
Nuk ke nevojë për avokat,
se kontestues nuk është asnjë fakt,
kalojmë në procedurë përmbarimore,
se ty të pret dikush jashtë kësaj gjykatore.
Si fakt gjykatës po ia dorëzoj,
raportin e kardiologjisë,
një kopje për paditësen,
për kujtim t’ beqarisë.
Fitim Kosumi


