Mobi Casa

Shumica vendos për Hashim Thaçin President

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri, Kujtim Shala tha se marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së do të realizohet dhe se se LDK-ja do të punojë që Hashim Thaçi të bëhet president në vitin 2016, pasi që kjo është pjesë e marrëveshjes.

Në emisionin Zona B në Klan Kosova, Shala nuk ka dashur të komentojë deklaratat e disa deputetëve të LDK-së, të cilët kanë paralajmëruar se do ta lëshojnë seancën kur do të ndodhë votimi për president, në mënyrë që t’i pamundësohet zgjedhja e Thaçit për postin e presidentit.

ARKATANA

“S’ka të bëjë me garanci, ne kemi një marrëveshje politike dhe kjo (zgjedhja e Hashim Thaçit president në 2016) është pjesë e marrëveshjes”.

“Më së pari nuk e di se sa janë kundër, por unë them se kemi një marrëveshje politike dhe ne do të punojmë që ajo marrëveshje politike të jetësohet. Për deputetët veç e veç unë nuk mund të flas se si do të veprojnë ata”, tha Shala, transmeton lajmi.net.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.