Afrim Hoti dhe Arton Musliu me libër të ri dhe aktual
Gjilan – Doli nga shtypi libri “Parimi i Vetëvendosjes dhe Evoluimi i Tij në të Drejtën Ndërkombëtare”, i bashkautorëve Afrim Hoti dhe Arton Musliu.
Ky botim ka fund e krye natyrë dhe përmbajtje të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare duke trajtuar çështje si Historiku i Lindjes dhe Zhvillimit të Parimit të Vetëvendosjes dhe Transformimit nga Parimi në Të Drejtë, Sanksionimin e saj me Dokumente dhe Akte Juridike Ndërkombëtare, Të Kuptuarit e Vetëvendosjes së Brendshme dhe të Jashtme, Procesin e Dekolonizimit dhe Krijimin e Shteteve si rrjedhojë e këtij procesi, Shpërbërjet e Federatave dhe Lindjen e Shteteve të Reja, si dhe Mendime të Ndryshme të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në veçanti Mendimin e kësaj Gjykate për Kosovën.
Libri në fjalë është vlerësuar me notat më të larta nga recensentë dhe studiues të kësaj lemie nga Kosova dhe Shqipëria. Ky libër, sipas tyre, paraqet “libër model” për studiuesit e lemisë së Shkencave Politike, Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë./rajonipress/


