UBT

503 diploma fasle në Pejë – Arsim Bajrami paralajmëron masa ndaj falsifikatorëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka thënë se do të kërkojnë inspektim të çështjes, për sa i përket skandalit me diploma false në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë.Këto diploma false janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, ku sipas rektoratit të Pejës, nga 505 studentë, 503 nuk figurojnë në arkivat e tyre të kenë qenë ndonjëherë studentë të këtyre institucioneve.

Në lidhje me këtë çështje, ministri Arsim Bajrami tha se ministria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për vendosjen e ligjit.

“Ajo çështje do të studiohet nga ministria, ne do të kërkojmë inspektim të çështjes dhe do të marrim të gjitha masat që aty të vendoset ligji, rendi dhe rregulli. Kështu që nuk do të ketë asnjë kompromis”, tha Bajrami.

Uji Dea

I pyetur nëse do të ketë përjashtime për persona të cilët janë profesorë të universiteteve, apo edhe zyrtarë të lartë të institucioneve tjera, Bajrami tha se nuk do të ketë dallime, pa marrë parasysh pozita publike në të cilën gjinden ata.

Ditë më parë është raportuar se zyrtarë të lartë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), profesorë universitarë, menaxherë të lartë të kompanive publike e private, kanë marrë diploma të këtij Fakulteti, ndonëse nuk ka qenë të regjistruar si studentë e as që kanë ndjekur ligjëratat ndonjëherë, përcjell kosovapress.

Pavarësisht se zyrtarë të lartë ligjorë të Universitetit të Pejës e konfirmojnë se vite më parë janë lëshuar qindra diploma të falsifikuara, disa nga të apostrofuarit në listën e Prokurorisë, e mohojnë të kenë qenë ndonjëherë në këtë fakultet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.