Agjentët e AKI-së, në verifikim
Kryespiuni i Kosovës, Agron Selimaj, me të marrë detyrën ka filluar të merret me skandalet që kanë ndodhur në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës nën udhëheqjen e paraardhësit të tij, Bashkim Smakajt.
Skandali i agjentit të AKI-së, Isuf Lumit, i arrestuar për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe shumë skandale të tjera, kanë shtyrë kreun e këtij Shërbimi, Agron Selimajn, që t’i hyjë procesit të verifikimit të të gjithë agjentëve dhe pjesëtarëve të AKI-së.
“Drejtori i ri me të marrë detyrën ka filluar verifikimin e gjithë pjesëtarëve të AKI-së dhe kjo është e paparë edhe me ligj që të bëhet verifikimi i të gjithë punonjësve çdo pesë vjet”, ka konfirmuar të martën kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala./zeri/


