ARKATANA

Ambasadorët kërkojnë nga Shtërpca të përkrahë projektin e Brezovicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Brenda muajit mars do të nënshkruhet kontrata në mes të Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit francez për zhvillimin e projektit të Brezovicës. Kontrata do të obligojë konsorciumin të investojë 409 milionë euro për një periudhë 20-vjeçare.

Në tri vitet e para parashihen të bëhen rreth 160 milionë euro investime për të krijuar kapacitete të vendosjes me rreth 2 mijë shtretër.

Fundamenti

Nëse konsorciumi dështon të implementojë kontratën, Qeveria e Kosovës ka fuqi ligjore që të kthejë mbrapsht Brezovicën dhe gjithë asetet që janë të vendosura aty, pasi ky projekt nuk është privatizim, por dhënie me koncesion. Të gjitha këto sqarime i ka dhënë të martën Jill Jamieson, këshilltare strategjike nga USAID-i, e projektit Brezovica, para këshilltarëve komunalë të Shtërpcës. Ajo ka garantuar se ai projekt do të punësojë shumë qytetarë të Kosovës, në veçanti nga Komuna e Shtërpcës.

Në takimin që ishte organizuar në Kuvendin Komunal të Shtërpcës kishin ardhur edhe ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jackobson, dhe ajo e Francës, Marie Daviet, për t’i bindur këshilltarët komunalë të Shtërpcës se projekti i Brezovicës do të jetë një mundësi e artë për këtë komunë, por edhe për Kosovën./koha/