UBT

Arbana Xharra merr çmim prestigjioz nga Departamenti Amerikan i Shtetit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeredaktoja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, është nderuar me çmim prestigjioz ndërkombëtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit(DASH) për guxim në Evropë, të cilin do t’ia ndajnë të enjten zonja e parë e SHBA-ve, Michele Obama dhe sekretari i Shtetit, John Kerry. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

Ceremonia e përvjetshme e këtij çmimi prestigjioz nga Sekretari I Shtetit, nderon femrat nga mbarë globi, të cilat kanë treguar guxim dhe lidership të jashtëzakonshëm në avokimin e të drejtave të njeriut, barazinë femërore dhe progresin social, shpesh duke rrezikuar sigurinë personale. ”Aq më shumë, kjo nxjerr në pah prioritetet strategjike të Byrosë Evropiane për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe gjithashtu luftimin e korrupsioinit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ambasadës.

Programi Ndërkombëtarë për Lidership, sjell të shpërblyerit në SHBA për t’u takuar me amerikanët dhe për të krijuar lidhje, të cilat do të vazhdojnë të fuqizojnë femrat në vendet e tyre. Ky çmim është I vetmi çmim I Departamentit të Shtetit, i cili nderon lideret femra në mbarë botën. Në mesin e gazetareve të para që kanë raportuar për ekstremizmin fetar znj. Xharra, ka realizuar një seri të raporteve investiguese rreth ekstremistëve që operojnë në Kosovë, duke zbuluar lidhjet finaciare dhe operuese në mes imamëve lokal dhe organizatave jo qeveritare, të cilët kanë mbështetur organizatat e huaja terroriste.

FIDANISHTJA

Sipas ambasadës së SHBA-ve, këto përpjekje jo vetëm që kanë ndihmuar shoqërinë që të kuptojë problemin, por gjithashtu ka nxitur përpjekjet e qeverisë për t’ adresuar ato. “Znj. Xharra ka publikuar emrat e të rekrutuarve ekstrremistë në Kosovë dhe ka zbuluar lidhjet e tyre rajonale me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë. Reagimet për raportimet e saj, kanë rezultuar në sulmet publike ndaj reputacionit të saj dhe kërcënimeve me vdekje për të dhe familjen e saj”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve. E palëkundur, znj. Xharra vazhdon të raportojë për abuzimet në institucionet publike, duke përfshirë rastet që përfshijnë zyrtarët e rangut të lartë dhe ka nxitur një gjeneratë të re të gazetarëve në kërkim të së vërtetës. Departamenti i Shtetit do të mbajë ceremoninë e dhënies së këtij ]mimi në Uashington D.C më 5 mars 2015 në ora 19:00. Këtë çmim Arbana Xharrës do t’ia dorëzojnë Zonja e Parë Michelle Obama dhe Sekretari I Shtetit John Kerry, përfundon njoftimi.

Pas njoftimit se ka fituar çmimin prestigjioz, kryeredaktorja Xharra ka deklaruar se është nderë dhe privilegj i madh të vlerësohesh nga Departmanti Amerikan i Shtetit. “Të enjten çmimin ndërkombëtarë për guxim në Evropë do të ma ndajë zonja e parë e SHBA-ve, Michele Obama dhe sekretari i Shtetit, John Kerry”, ka thënë Arbana Xharra.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.