RTK-ja hoqi kronikat anti-PDK
Televizioni Publik i Kosovës (RTK) nga punëtorët e vet po akuzohet për censurë, propagandë, anim politik në favor të Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe për transmetim të lajmeve sipas porosisë se zyrtarëve të lartë.
“Koha Ditore” ka siguruar një shkresë nga disa redaktorë të këtij institucioni publik drejtuar menaxhmentit dhe Bordit të RTK-së. Në shkresë ata flasin se si storiet që nuk u pëlqejnë disa qeveritarëve largohen nga edicioni i lajmeve.
Sipas letrës së redaktorëve, shihet se deklaratat e politikanëve që kritikojnë PDK-në nuk kanë vend në edicionet informative në RTK, madje edhe nëse kritika vjen nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa./koha/


