Eko Higjiena

Ymeri: Në VV të gjithë të barabartë, na mban ideali

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ndonëse u zgjodh nga një proces që zgjati rreth një javë dhe mori më shumë se 96% të votave të anëtarësisë së Lëvizjes, lideri i ri i Vetëvendosjes po e konsideron vetën të barabartë me secilin aktivist.

Njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, e një kohë të gjatë edhe shef i deputetëve të këtij subjekti, Visar Ymeri, tha në “Rubikon” të KTV-së, se në Vetëvendosje emrat e përveçëm janë të rëndësisë dytësore, derisa ideali është ai që i mban.

Thotë se përgjegjësia është shumëfish më e madhe, por me vetëdije të plotë doli në krye të lëvizjes që këtë vit do t’i rrumbullakojë 10 vjet të ekzistencës.

Mobi Casa

Zgjerimi i alternativës qeverisëse është ajo që Ymeri planifikon ta bëjë, e si kryesore për liderin e ri është çështja e industrializimit të vendit.

Degradimi i sektorit ekonomik, sipas Ymerit, po reflekton direkt në jetën e qytetarëve, prandaj energjia kryesore e tij do të jetë e drejtuar nga ky sektor.