FIDANISHTJA

Deputetët, shuplakë Stavilecit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputetë të Kuvendit të Kosovës, por edhe zyrtarë të lartë të institucioneve kanë hedhur kritika ndaj ministrit të Zhvillimit Ekonomik, i cili para dita ditësh deklaroi se nuk është mirë që me një rrogë 300 euro një familje të ketë 7 fëmijë.

Sipas këtyre, Stavileci me këtë deklaratë ka fyer rëndë familjet kosovare që kanë numër më të madh të fëmijëve.

FIDANISHTJA

Deklaratë fyese e ministrit po llogaritet edhe ajo kur tha se “shtrini këmbët sa e keni jorganin”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës që janë edhe anëtar të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, kanë paralajmëruar se do të kërkojnë të ngrenë debat për këtë fyerje që ministri e ka bërë nënave kosovare./zeri/