Në 25 vjetorin e martirizimit për liri : Biri i Stublinës – Enver Ramadani
Enver Ramadani (1973 – 01.03.1990). Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
Drejt diellit të diturisë,
Seç e grishte aspirata ;
Bashkë me Krushqit e Lirisë –
Krah për krah në demonstrata !
Korbazinjtë prapa iu lëshuan ,
Mu në pragun e shtëpisë –
Para motrës e pranguan
Me fjalë t’ egra t’ barbarisë !
Refreni:
Biri i Stublinës ,
Shkollar i Gjilanit ,
Martir i lirisë –
Enver Ramadani .
Nëpër zyrat policore –
Pera Trajkoviqi i zi ;
Bën torturat më çnjerëzore ,
Që s’ janë pa në histori !…
Trajkoviqi i bënte krimin ,
Duke i sharë çdo gjë shqiptare !…
Me dorë t’ vet ia bëri kastrimin –
Do t’ i qesë Enverat fare !…
Refreni:
Biri i Stublinës …etj.
Me kastrim , elektroshok ,
Sulej Pera , ai gjakatarë ;
Por si lule e shtriu për tokë :
“S’ ke për t’ lindë ma fëmijë shqiptarë!”
Nga kopshti i diturisë ,
Të këputi nga lulet tjera ;
Dora e zezë e mizorisë –
T’i vodhi 17 pranvera !…
Refreni:
Biri i Stublinës …etj.
N’ ideale i fortë si burrë ,
N’ as një çast nuk u lëkund ;
N’ dorë t’ armikut s’i ra kurrë –
Vuajtjeve t’ veta iu dha fund !
Në Kalanë e Përjetësisë –
Shokëve t’ vet , ai iu bashkua ;
Fanar drite e Lirisë –
Mbi Kosovë për të ndriçua !
Refreni:
Biri i Stublinës …etj.
*****Demir Krasniqi :”Kroi i këngës” – Gjilan, 2006 , faqe 42 ./rajonipress/


