ARKATANA

Superministrat me katër vende pune!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri, Isa Mustafa, ka emëruar “supermenë” në krye të ministrive. Shumica e ministrave të tij, përpos obligimeve të shumta qeveritare gjejnë kohë të angazhohen njëkohësisht edhe në disa institucione publike e private të arsimit të lartë në vend, nga të cilat krijojnë mijëra euro të ardhura mujore.

Gazeta “Zëri” mëson se disa ministra, madje, nuk kanë deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit se punojnë në universitete publike e private, pasi që sipas ligjit nuk kanë të drejtë t’i kenë më shumë se dy kontrata pune (një pagë të plotë e tjera si gjysmë page).

Fundamenti

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, rezulton se ka katër kontrata pune, nga të cilat realizon të hyra vjetore prej hiç më pak se 41.200 euro në vit. Po aq kontrata sa Bajrami ka edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, i cili ka të hyra vjetore prej mbi 28 mijë eurosh, ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti, realizon të hyra prej 35 mijë eurosh në vit nga tri vende të ndryshme pune. Edhe ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli, nga tri vende të ndryshme pune realizon të hyra vjetore prej mbi 37 mijë euro./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.