Mobi Casa

Presidenti Nishani i akordoi Pacollit Dekoratën “Nderi i Kombit”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i ka akorduar Behgjet Pacollit Dekoratën Nderi i Kombit me motivacionin- krijimin e imazhit pozitiv të shqiptarëve në botë, aktivitetin humanitar të tij, për lobimin për njohjen e pavarësisë.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin nga Presidenca e Shqipërisë.

ARKATANA

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i akordoi sot, gjatë një ceremonie të zhvilluar në mjediset e Presidencës, zotit Behgjet Pacolli Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin “Për krijimin e imazhit pozitiv të shqiptarit në botë si një sipërmarrës i suksesshëm në shumë vende të globit si dhe aktivitetit humanitar në shërbim të paqes. Për kontributin e tij të qenësishëm në lobimin për njohjen dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës si dhe promovimin e realiteteve ekonomike kombëtare nëpërmjet formave përbashkuese.”