FIDANISHTJA

ASHAK ka dhuruar 400 ekzemplarë librash për bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – U. d. rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ne Gjilan, Naim Syla, ka pritur ne një takim, Ali Cakaj, drejtor i përkrahjes profesionale dhe teknologjisë së informacionit në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte se ASHAK-u ka dhuruar 162 tituj librash për Bibliotekën e Universitetit “Kadri Zeka”. Drejtori Cakaj tha se librat të cilat janë dhuratë për këtë institucion janë libra të akademikëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm, si dhe disa përmbledhje të konferencave dhe simpoziumeve të ndryshme shkencore.

Ai tha se ka libra që u përkasin autorëve të traditës, si dhe disa botime të albanologëve të sotëm.

FIDANISHTJA

Kurse drejtuesi i Universitetit “Kadri Zeka” ne Gjilan, Naim Syla, duke falënderuar përfaqësuesin e ASHAK-ut për librat-dhuratë për bibliotekën e Universitetit, tha se Akademia si institut realisht është i rëndësishëm për çdo komb, në mënyrë të veçantë për ne.

Ndryshe 162 titujt shkencor me gjithsejtë 400 ekzemplarë, dhuratë kjo nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për Universitetin “Kadri Zeka”, janë të 4 seksioneve , Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore, Seksioni i Shkencave të Natyrës si dhe nga Seksioni i Arteve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.