ARKATANA

Hoti: Shumë shpejt do të krijohet fondi për zhvillim dhe punësim, jemi pro privatizimit të PTK’së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Avdullah Hoti, ministri i Financave ka thënë se kanë qenë ditë të vështira të fillimit qeverisës. Ai ka treguar se që në marrje te detyrës janë ballafaquar me protesta e me greva.

I pari i ministrisë së Financave ka shpjeguar se programi qeverisë është ndarë në tri pjesë, duke thënë se ai ka të përcaktuar çdo detaj të realizmit.

Ai ka thënë se gjyqësori është duke ngecur në disa procese. Por, ai ka treguar se drejtues të institucioneve të sigurisë janë duke punuar ne zgjidhjen e lëndëve që janë brumbulluar.

Hoti ka folur edhe për bordet e ndërmarrjeve publike, duke treguar se deri tani nuk është kërkuar shumë përgjegjësi nga drejtuesit e këtyre bordeve. Por, siç ka thënë ai tani përgjegjësia e tyre do te jetë me e madhe.

Hoti ka thënë se ligji për TVSH do të nis të bëhet nga muaji mars. Ai ka thënë se nga ky ligj do të ketë edhe përshkallëzime në tatime.

Uji Dea

Ministri i Financave ka thënë se do të punohet shumë edhe në krijimin e klimës për biznese.

Hoti ka premtuar se shumë shpejt do të krijohet fondi për zhvillim dhe punësim.

“Besojmë se shumë shpejtë do të bëhet ky fond. Ka gjasa që nga muaji mars do të nis edhe të implemntohet një pjesë e këtij fondi”.

Hoti ka thënë se edhe ligji për AKP do të shkojë në Kuvend dhe brenda një kohë mund të bëhet edhe mbyllja e saj.

Hoti ka thënë se janë pro privatizimit të PTK. Ai ka thënë se do të investohet për një kohë dhe do ti rritet vlera. “Ne jemi pro privatizimit. PTK duhet të privatizohet vetëm pasi t’i rritet vlera me disa investime ndërkombëtare”.