UBT

Gjermania e vendosur, s’ka azil për kosovarët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, ka thënë se qeveria e Kosovës dhe venet e BE-se të prekur nga emigrimi i kosovarëve, kanë ndërmarr masa të cilat kanë ndikuar në uljen e numrit të emigrantëve, ditëve të fundit.

Ajo në një intervistë për Radio Kosovën ka përsëritur edhe një herë se asnjë kërkesë për azil e kosovarëve nuk do të pranohet. Ambasadorja Viets ka folur edhe për mbështetjen e Gjermanisë, për Kosovën.

“Kemi konstatuar se ka një lidhshmëri në mes të gjendjes ekonomike dhe të dëshpërimit të qytetarëve, të cilët si pasojë e kanë zgjedhur rrugën duke kërkuar fatin e tyre për një jetë më të mirë në Perëndim. Më lejoni që të them se, Gjermania do ta mbështes Kosovën ashtu siç e ka mbështetur edhe në të kaluarën”, tha ajo.

Uji Dea

Ambasadorja Angelika Viets ka folur edhe për liberalizimin e vizave për kosovarëve, të cilin e ka lidhur edhe me mungesën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ne e kuptojmë edhe zemërimin e kosovarëve se banorët e vendeve të tjera kanë liberalizim të vizave e kosovarët nuk kanë, mirëpo kjo është çështje e Qeverisë së Kosovës, e institucioneve të këtushme në bashkëpunim me Komisionin Evropian. Mund të them që perspektiva për liberalizim të vizave është, pra ekziston. Notat që Kosovës i janë dhënë për sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk janë të kënaqshme”, tha ajo.

Ajo ka potencuar edhe zhvillimin në sektorin e energjisë dhe përkrahjen e ndërmarrjeve të mesme, të cila sipas saj do të ndikojë në ngritjen ekonomike të Kosovës. /rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.