UBT

Sinani dhe Matoshi drekuan me nxënësit në konvikt

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi vizituan sot Konviktin “Gjon Serreçi” dhe drekuan së bashku me nxënësit të cilët janë të vendosur në këtë konvikt. “Ishte vullneti ynë që të vijmë dhe të shohim kushtet e ushqimit dhe akomodimit të nxënësve që vijnë nga zonat e Malësisë dhe banojnë në këtë konvikt. Nxënësve me sa pamë u ofrohet ushqim kalorik dhe i shëndetshëm, ndërsa kushtet e dhomave nuk janë edhe aq të mira dhe në këtë drejtim ne do të ndërmarrim hapat adekuat” ka thënë Sinani.

Drejtori i Konviktit Nijazi Kastrati, i njoftoi kryetarin dhe nënkryetarin rreth funksionimit dhe kushteve në konvikt. “Këtu janë të vendosur 35 nxënës, nga të cilët 21 janë meshkuj dhe 14 femra dhe që të gjithë vijnë nga fshatra të largëta të Malësisë, dhe ne përkushtohemi maksimalisht që tu shërbejmë sa më mirë atyre. Objekti ka nevojë për renovim sepse është vjetruar, ndërsa ne i jemi mirënjohës komunës e cila ka marrë vendim në mandatin e parë të kryetarit Sinani që të mbulohen të gjitha shpenzimet dhe nxënësit të vendosen këtu pa participim dhe njëjtë ka vazhduar deri më tani” tha drejtori Kastrati.

ARKATANA

Sinani u premtoi nxënësve dhe udhëheqësve të konviktit se do të angazhohet personalisht për të gjetur ndonjë donator me të cilin do të renovoj konviktin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.