United Hospital

Kushtetuesja informohet me dy paragrafë për Kryeprokurorin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Këshilli Prokurorial ia ka përcjellë Gjykatës Kushtetuese një informatë të shkurtër përkitazi me zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe një më të gjatë e ka nisur edhe në adresë të presidentes Atifete Jahjaga. Jahjagës i ka propozuar që ta dekretojë të nominuarin për këtë pozitë, Aleksandër Lumezi.

Lumezi është nominuar të premten si njeri i parë i organit të akuzës, në një proces që është përmbyllur me vetëm një kandidat.

Pesë të tjerë – Shyqyri Syla, Imer Beka, Metush Biraj, Laura Pula e Agron Galani – ishin tërhequr nga gara, me arsyen se në të kishte anshmëri dhe ishte e komprometuar.

FIDANISHTJA

Lumezi ka thënë se ky ishte një veprim i koordinuar, me qëllim për ta komprometuar procesin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai ishte zgjedhur edhe para tetë muajsh, por Kushtetuesja e kishte rrëzuar nëpërmjet një aktgjykimi. Kushtetuesja e kishte urdhëruar Këshillin Prokurorial që ta përsëriste procedurën e zgjedhjes, në pajtim me aktgjykimin dhe që të dorëzojë në Gjykatë informata për masat e marra për zbatimin e këtij aktgjykimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.