Alban Meha: Ja çka më tha Pep Guardiola në vesh
Mesfushori i Komëbëtares Shqiptare, Alban Meha ka marrë një kompliment të madh nga njëri nga trajnerët më të mëdhenjë në botë, Pep Guardiola.
Pep pas fitores 0-6 ndaj Paderborn, u afrua tek Meha të cilit i tha diçka në vesh. Ka qenë vetë mesfushori mitrovicas ai që ka treguar se çfarë komplimenti mori nga Guardiola.
“Pep mu afrua dhe më dha komplimente. Më tha se ke një këmbë shumë të fortë dhe se duhet të vazhdosh kështu. Unë u befasova, por i ndjeva krenar për një kompliment të tillë nga një trajner i madh. Për mua është nder i madh” ka thënë Alban Meha./Indeksonline/


