Eko Higjiena

Kujtim Shala, heroi kosovar i futbollit kroat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kështu ka thënë një ish-udhëheqës i grupit të tifozëve të Zagrebit “Bad Blue Boys” (BBB) kur është pyetur për ndeshjen e 13 majit të vitit 1990 ndërmjet Dinamos së Zagrebit dhe Crvena Zvezdës së Beogradit, që për shumëkënd shënoi edhe fillimin e luftës në ish-Jugosllavi.

Lojtari i njohur kroat, Zvonimir Boban, kishte goditur me shqelm në gjoks një polic që po sulmonte tifozët kroatë, dhe ajo skenë është më e njohura nga ajo ditë. Bobani njihet si hero në Kroaci për atë veprim, por njëjtë, nëse jo edhe më shumë, vlerësohet Kujtim Shala nga tifozët e vërtetë të Dinamos.

Shala, tani 50-vjeçar, ishte i adhuruar nga BBB-ja, grupi i njohur i tifozëve të Dinamos. Shala ka lënë gjurmë te Dinamo, por gjurmët e tij vërehen edhe te klubet e tjera ku ka luajtur, te Liria e Prishtina në Kosovë, Partizani i Beogradit, Rennesi në Francë dhe te disa skuadra të futbollit në Gjermani. Gjurmë ka lënë edhe te përfaqësuesja e Kroacisë në futboll dhe më vonë prapë te Prishtina, këtë herë si trajner.

ARKATANA

Shala tani jeton në Gjermani, punon si trajner në një klub jo shumë të madh. Për Dinamon ka luajtur dy vjet, por ka mbetur simbol i tifozëve veteranë të këtij klubi me nam.

Ai është vlerësuar hero i ndeshjes që nuk u luajt ndërmjet Dinamos e Zvezdës, ndonëse nuk ishte fare në formacion për atë takim. Në të vërtetë, Shala ishte i suspenduar për ndeshjen historike për shkak të një incidenti të mëhershëm që ndodhi në Sarajevë.

“Ka pasur rrahje brutale në takimin me Sarajevën. Jam sulmuar në zhveshtore, isha në mes 15-20 lojtarëve të Sarajevës. Për këtë është dashur të thyeja shishen e ujit për muri dhe të mbrohesha me të. Nuk kisha rrugëdalje tjetër, kur e panë shishen e thyer u larguan”, ka treguar Shala në një bisedë për gazetën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.