United Hospital

UEFA me dy standarte: Feyenoord-i i nënës, Shqipëria e njerkës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

UEFA me dy standarte: asnjë ndëshkim për Feeyenord, dënim maksimal për Shqipërinë për ndeshjen në Beograd me kuqezinjtë që humbën ndeshjen në tavolinë e Federatën Shqiptare që u ndëshkua edhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh. Ky vendim tregon edhe një herë se qeveria e europiane e futbollit nuk vepron njësoj në të gjitha rastet.

Të premten, pas sfidës së Europa League mes Romës dhe Feyenoord, kryeqyteti italian u zgjua e tronditur nga imazhet dhe bilanci i dëmve që kishin shkaktuar tifozët huliganë holandezë: policë të plagosur, njolla gjaku mbi trotuare dhe sheshet qendrore të pushtuara nga plehrat dhe sendet e shkatërruara. Nuk ishte kursyer as sheshi “Spanja”, një nga më të bukurit në botë ku huliganët kishin dëmtuar edhe shatërvanin kryesor të tij.

“Barbarët”, ishte ky titulli i “La Gazzetta Dello Sport”, por cili ishte dënimi i UEFA-s për Feyenoord: asnjë.
Organizimi europian bëri të ditur se nuk do të ndërmarrë masa për klubin holandez pasi ngjarjet e dhunshme kishin ndodhur jashtë stadiumit.

United Hospital

Por çfarë ndodhi në 14 tetor 2014: Në stadiumin e Partizanit të Beogradit nuk kishte në fakt tifozë shqiptarë, mes 30 mijë serbëve ishte vetëm një delegacion zyrtar shqiptar prej rreth 70 personash, por kjo nuk i pengoi organet disiplinore të UEFA-s që të bënin me faj Shqipërinë për një dron, që erdhi edhe ai nga jashtë stadiumit.

Gjithçka është e lehtë të kuptohet: për UEFA-n disa janë të nënës dhe disa të njerkës. Kur përballen dy skuadra perëndimore, si Roma me Feyenord ajo është e predispozuar të tolerojë edhe rrëmuja me një bilanc prej dhjetëra arrestimesh, ndërsa kur bëhet fjalë për një vend si Shqipëria, është e lehtë që të merret një ndëshkim qoftë ky edhe i pabazuar. (SS) /albeu/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.