Plotë lëvdata për Lorik Cana
Lazio – Palermo është njëra nga sfidat e nesërme të Series A, kurse trajneri i skuadrës romake, Stefano Pioli, në konferencën për shtyp ka lavdëruar Lorik Canën.Ai tha se shqiptari ka karakteristika të veçanta.
“Ai (Cana) ka karakteristika të rëndësishme dhe ka treguar se është një mbrojtës solid. Ai është integruar mirë këtu”, tha Pioli, transmetojnë mediat italiane, përcjellë gazetaolle.
Portieri Etrit Berisha pritet të rikthehet në bankinë, pasi Marchetti ka kaluar pezullimin.


