FIDANISHTJA

“Duracell” Shaqiri

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Shaq kthehet, Shaq shënjestron, Shaq gjuan. Kështu e nis tekstin për Xherdan Shaqirin e përditshmja e njohur sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilët, mesfushori kosovar nuk e ka ndërmend të ndalet kurrë. “Shënon, krijon hapësira të duhura dhe nuk dorëzohet as pas 3:3”, shkruan kjo e përditshme. Shaqiri ka dhënë shumë për Interin deri tash dhe ai e dha “shpirtin” në “Celtic Park”, duke ia mundësuar ekipit “Nerazzurri” t’i afrohet së tetës së finales së Europa League.

Edhe pse Rodrigo Palacio realizoi dygolësh, njeriu i ndeshjes të enjten mbrëma ishte futbollisti 169 centimetërsh. Pasi ishte duke u “mykur” në Bayern Munich, 23-vjeçari është duke e gjetur formën më të mirë dhe ai ka eksploduar tek ekipi nga “Giuseppe Meazza”. Ai po tregohet një lojtar që mund ta vendosë vetëm një lojë.

Si SneijderiNdoshta ju duket rastësi, por Interi ka eksploduar në momentin kur Roberto Mancini e ka postuar përfaqësuesin zviceran nga futbollisti i krahut në mesfushor prapa sulmuesve. Ai e di se si dhe kur ta marrë topin dhe mbi të gjitha çka të bëjë me të. Shpejtësia e të menduarit dhe ekzekutimi, na kujtojnë Wesley Sneijderin, njeriun vendimtar për “Tripleten” e Interit. Shaq është paksa komik kur vrapon, duke i lëvizur krahët dhe këmbët në frekuencën e një njëmijëkëmbëshit.

Uji Dea

E lavdëron Mancini

Trajneri, Roberto Mancini, e ka lavdëruar Shaqirin pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Celticut në Skoci. “Shaqiri? Është në një formë të shkëlqyer dhe ndoshta në mes të fushës përshtatet më mirë”, ka thënë trajneri italian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.