Ja vlerësimi për Shaqirin
Xherdan Shaqiri ishte lojtari më i vlerësuar te Interi pas barazimit kundër Celticut.Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri mori notën më të lartë te Interi pas paraqitjes kundër Celticut.
Autori i golit të parë të barazimit 3:3 të zikaltërve kundër skocezëve u notua me 7-she. Notë të tillë pati edhe Rodrigo Palacio, i cili shënoi dy golat e tjerë të Interit.
Në anën tjetër, më i dobëti ishte Campagnaro së bashku me Ranocchian që u vlerësuan me 5.


