Shala: I kënaqur në Pragë, numrin ma dha klubi
Herolind Shala po kalon momentet e tij më të mira në Pragë, tek skuadra e re Sparta.Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, ka dalë në konferencë për shtyp, para fillimit të sezonit në Çeki, ku ka folur rreth aventurës së re, transmeton Telegrafi.
23-vjeçari ka thënë se është i kënaqur në Pragë, si dhe i ka falënderuar të gjithë për mikpritjen, duke u ankuar vetëm në gjuhë që ende nuk e ka mësuar.
“Jam shumë i kënaqur me aventurën time të re. Kolegët më kanë pritur shumë mirë dhe them se po ambientohem. Nëse do mund të gjejë një problem që nga momenti kur kam mbërritur këtu, atëherë do të thosha gjuha. Kam mësuar disa fjalë në çekisht, por nga java tjetër do të shkoj edhe në shkollë, me qëllim që të përvetësoj gjuhën”, tha Shala duke folur përsëri për numrin 10-të që mbanë në shpinë.
“Sa i përket numrit 10-të, ju konfirmoj se nuk e kërkova unë, por ma dha vetë klubi, duke më dhënë sa besim edhe përgjegjësi. Jam mundur që t’i përshtatem lojës që kërkon trajneri dhe e shikoj veten më mirë si organizator ose pas sulmuesit Lafata. Gjithsesi, për këto gjëra vendos trajneri. Ai është bosi”, tha Shala. /Telegrafi/


