ARKATANA

Një Ligë e Kampioneve, me ngjyra kuqezi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Himni i Ligës së Kampioneve këtë vit do të jetë më i ëmbël për shqiptarët, që për herë të parë që nga 2001, kur Besnik Hasi luante me Anderlechtin në fazën e çerekfinales, do të përfaqësohen me futbollistë në këtë raund të kompeticion prestigjoz. Shkëlzën Gashi, Arlind Ajeti dhe Taulant Xhaka, janë tre futbollistët e kombëtares shqiptare që do të prekin tapetin e gjelbërt të futbollit europian për të dëgjuar jehonën e simfonisë së UEFA Champions League.

Në Zvicer tre shqiptarë do të hynë në histori, si të parët, që të tre së bashku do të luajnë në një fazë me eleminim direkt.

Në vitin 2001, Hasi dhe për efekt të formatit, me Anderlechtin e tij luante në fazën e 16 më të mirave por asokohe kompeticioni konsistonte në një fazë të dytë grupesh, që e privoi trajnerin aktual të ekipit belg të luante në ndeshjet me eleminim direkt.

ARKATANA

Hasi ishte shumë pranë kalimit në 1/8 dhe këtë edicion vetëm se këtë herë nga stoli, megjithatë stafetën e shqiptarëve në magjinë e futbollit kontinental do ta vazhdojnë tre të besuarit e De Biasit, Xhaka, Gashi dhe Ajeti.

Dy të parët me siguri do të jenë në fushë ndërsa i treti mund të aktivizohet nga stoli, megjithatë në ndryshim nga vitet e mëparshëm, ne shqiptarët kemi një arsye shumë më të fortë për të bërë tifo për një skuadër në veçanti në Champions League, Bazelin, që dashje pa dashje, ka shumë ngjyra kuqezi brenda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.