Fundamenti

Borussia Dortmund “shënjestron” Shkodran Mustafin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas asaj që publikon e përditshmja valenciane SuperDeporte, verdhezinjtë e Klopp kërkojnë të kenë në skuadrën e tyre Mustafin për sezonin e ardhshëm.

E ardhmja e Shkodran Mustafit mund të jetë larg Valencias. Paraqitjet shumë pozitive të futbollistit me origjinë shqiptare me fanellën e klubit nga Mestalla kanë bërë që për 22-vjecarin nga Gostivari të shfaqë interes Borussia e Dortmundit. Sipas asaj që publikon e përditshmja valenciane SuperDeporte, verdhezinjtë e Klopp kërkojnë të kenë në skuadrën e tyre Mustafin për sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi i kombëtares gjermane aktualisht ndihet mirë te Valencia, megjithatë një rikthim në vendin e tij të lindjes për më tepër në radhët e një skuadre me emër të madh si Dortmundi, ai do ta priste krahapur. Borussia ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Valencias për Shkodran Mustafin, por trajneri Klopp sheh te 22-vjecari shqiptar zëvendësuesin ideal të kapitenit Mats Hummels, dhe duke parë që ky i fundit po qëndron me valixhe në duar, drejtuesit e klubit verdhezi në ditët e ardhshme me shumë mundësi do t’i paraqesin kolegeve të tyre spanjollë një ofertë zyrtare për shërbimet e mbrojtësit.

ARKATANA

Shkodran Mustafi u transferua te Los Che në verën e vitit 2014, me Valencian që derdhi në arkat e Sampdorias 8 milionë Euro për kartonin e tij. 22-vjecari u bë menjëherë pjesë e formacionit titullar të skuadrës spanjolle dhe së bashku me argjentinasin Otamendi ka formuar një dyshe të frikshme në qendër të mbrojtjes dhe për emra të tillë si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Mario Mandzukic, Antoine Griezmann, Karim Benzema, Gareth Bale, Neymar Jr dhe Luis Suarez.

Në kontratën që nënshkroi me Mustafin, klubi i Valencias ka përfshirë një klauzolë prej 50 milionë Eurosh për largimin e tij dhe ky fakt e pengon jo pak Borussian e Dortmundit. Megjithatë edhe pse Valencia nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e 22-vjecarit nga Gostivari, Dortmundi do të bëj cmos për të patur në skuadër Shkodran Mustafin sezonin e ardhshëm. Deri në këtë fazë të sezonit, ish lojtari i Sampdorias numëron 19 paraqitje dhe 3 gola të realizuar me skuadrën që drejtohet nga trajneri portugez Nuno Espirito Santo. /Supersport.al/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.