Fundamenti

Hamdi Salihi me fat, mungon vetëm një javë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Hamdi Salihi do të mungojë vetëm një javë pasi i ka shpëtuar lehtë një dëmtimi, që u supozua të jetë i rëndë, në sfidën mes Hapolet Petah Tikva dhe Hapoel Haifa.
Sulmuesi shkodran që u largua nga fusha me bartje në fund të pjesës së parë të sfidës në kuadër të javës së 22-të të kampionatit Izraelit për t’u transportuar më pas për në spital pasi dyshohej se kishte thyer brinjët.

Por skanimet kanë treguar se lëndimi nuk është serioz dhe se ai do të mungojë vetëm për një javë, pikërisht në sfidën që Hapoel Haifa do të ketë me kampionët në fuqi të Maccabit të Telavivit.

Konfirmimi vjen nga vetë klubi izraelit, që ka zbuluar se 31-vjeçari ka vetëm hematomë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë thyerje.

UBT

Kjo do të thotë se sulmuesi kuqezi do të kthehet vetëm pas dy javësh në fushën e blertë, duke mos rrezikuar grumbullimin me kombëtaren për sfidën shumë të rëndësishme eliminatore me Armeninë që do të zhvillohet në fund të marsit.

Vetëm pak javë më parë Salihi iu bashkua Hapoel Haifës për shkak të krizës financiare që kishte mbërthyer Hapoel Acren, ish-skuadrën e tij po në kampionatin izraelit, teksa debutoi në humbjen 2-1 Hapoel Petah Tikva. /Supersport/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.