Meha shënon si Ronaldo, kjo është vepër arti
Alban Meha sikur Cristiano Ronaldo. Ata nuk dallojnë aspak, kur është në pyetje gjuajtja e lirë. Futbollisti kosovar e ka realizuar një gol të hatashëm dhe fantastik, në ndeshjen ndërmjet Paderbornit dhe Hannoverit, në të cilën po fiton momentalisht skuadra e futbollistit kosovar, shkruan Zëri.
Përfaqësuesi shqiptar, me specialitetin e tij – faullin, e la gojëhapur portierin kundërshtar, i cili nuk e dinte se kah po i vinte topi. /Zëri/


