Përjetësimi i pranverimit
Kosovë, nëna ime/ dje ishe me lot/ e buzëqeshur je sot.
Ai që nuk është dashamirë/ nuk të shikon me sy të mirë…
Disa për tu vërsulur shpesh në shesh/ rrisin shibla në t’huajin përshesh.
(Në 7-Vjetorin e mëvetësisë
të Republikës së Kosovës)
Kosovë, nëna ime/ dje ishe me lot/ e buzëqeshur je sot.
Ai që nuk është dashamirë/ nuk të shikon me sy të mirë…
Disa për tu vërsulur shpesh në shesh/ rrisin shibla në t’huajin përshesh.
Shumë u sollëm në rreth
Kurrë pa e gjetur udhën e shpëtimit
Kurrë pa e pa dritën e lirisë.
Një ditë u hodhëm në ngarendje
Gjetëm udhën e besës
Pastaj pamë shtegun e shpresës
Në historinë e atdheut
lypsej mbëltuar dritën e jetës.
Në fillim të javës së tretë
Muaji shkurt, moti dymijetetë
Erdhi Ejona shumë e pritur
Gjatë e ëndërruar
Me lumenj gjaku e vaditur.
Shtatëmbëdhjetë Shkurti
E kremte kulmore
Ditë e fishekzjarreve të gëzimit
Festë e vjeljes së frutave
të punës shekullore.
Atë ditë të madhe në Prishtinë
Kosova ka veshur gjithëjetësinë
Në mes të flamurit harta e saj
Harta e saj vulë shtetësie
Dhuron frymëzim atdhedashurie.
***
Smirëzinjtë e vëngrashët
Shikojnë me xhelozi
Le të shikojnë vëngër kot
Hapërimin tonë përpara
nuk mund ta ndalin assesi.
Karvani i shtetit
nga shkurti në shkurt
ecën përpara
Ecën krenar
nga e drejta, nga e mbara.
***
Kosovë, atdheu im
nuk ta kthej shpinën
Për asnjë çmim…
15 Shkurt 2015
Beqir Buzuku


