Asllani me trup në Paris, me mendje në Botëror
Sulmuesja kosovare e skuadrës franceze PSG, Kosovare Asllani, me padurim pret kampionatin botëror për femra që do të mbahet nga 6 qershori deri më 5 korrik.
Ajo ka thënë se ëndërr e çdo futbollisti është të paraqitet në këtë garë që është me e madhja e nivelit të përfaqësueseve, transmeton Koha.net.
“Është gjithmonë kënaqësi që të luash në një garë kaq të rëndësishme. E rëndësishme për mua është që unë të paraqitem mirë si sulmuese pa marrë parasysh si lojtare e ekipit apo e kombëtares. Pra, kjo është e rëndësishme për mua”, ka thënë Asllani të enjten për “hd.se”.
Suedia në botëror do të jetë në Grupin D së bashku me Australinë, SHBA-në dhe Nigerinë. Asllani të enjten ishte titullar në fitoren që e shënoi përfaqësuesja e Suedisë përballë Finlandës me rezultatin 3:0. Asllani luajti deri në minutën e 80-të për Suedinë.
© KOHA.net


