FIDANISHTJA

Mësuesja Shemsije ka dhembje për shkollarët që i mungojnë shkollës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Jo aq larg Gjilanit, në kilometrin e gjashtë, ku fillojnë vargmalet e Malësisë së Karadakut, gjendet fshati Llashticë. Një fshat që kaherë e ka kthyer fytyrën kah qyteti. Nehat Shabani drejtor shkolle na tha se po na brengos fakti se, nga kjo shkollë e kanë marr rrugën e mërgatës 16 nxënës.

Ndonëse është fshati më i dëmtuar në luftën e fundit 1999, ku nga ky lokalitet janë vrarë e janë masakruar afro 25 vetë, por, pas luftës, jeta edhe këtu vazhdoi e s’u ndalë.

Tash e 16 vjet më parë këtu ishte një plojë e rëndë, e cila mori shumë jetëra njerëzish të pafajshëm. Shih për këtë, kjo “jetë” i shtyri disa nga krijuesit e publicistët të shkruajnë vepra dokumentare e lloje të tjera. Jo vetëm kaq. Këtu, sot, jeta ka filluar të gjallërojë. Qytetarët e kanë kthyer jetën kah e reja. Kanë ndërtuar shtëpi, por i kanë rregulluar edhe rrugët që lidhin qendrën komunale, Gjilanin e me meset tjera.

Në qendër të fshatit ngre shtat Shkolla fillore “Esat Berisha”. Një shkollë me afro 380 shkollarë. Aty punojnë 22 arsimtarë dhe dy edukatore. Pranë këtij objekti shkollor gjendet biblioteka e fshatit, e cila është njësi e Bibliotekës Ndërkomunale “Fan S. Noli” në Gjilan. Këtu punon Ibrahim Hyseni, qytetar i këtij kualiteti.

Nehat Shabani drejtor, na tha se, po na brengos fakti se, nga kjo shkollë e kanë marr rrugën e mërgatës 16 nxënës. Për të parë gjendjen më përafërt të kësaj “dukurie” jo të mirë, u gjendem kalimthi në klasën II-1, ku nga 9 shkollarë, sa kishte më parë kjo klasë, tash kishin mbetur vetëm gjashtë sosh. E ata që mungojnë dhe kanë marrë rrugën me familjet e tyre për në botën e jashtme, janë: Erlon Shabani, Agnesa Veseli dhe Anita Veseli.

FIDANISHTJA

Arsimtarja e tyre, Shemsije Kërçeli, e cila u gjend në orën mësimore, tha se, nuk po e ndjej vetën mirë, kur nga kjo klasë imja e klasë të tjera, mungojnë shkollarë e rinj. “S’di çka ju them më tepër, por shihni si ka mbetur klasa ime me pak nxënës, të cilët fort po më dhimbsen. Ishalla kthehen mirë në familjet e tyre”.

Aty u gjend edhe Ilaz Jashari, veteran i arsimit, i cili, shkollës në fjalë ia dhuroi disa ekzemplarë të romanit të tij “Mala”.

Dëgjuam se klasa e V-të e kësaj shkolle ka zënë një vend të merituar në një projekt zviceran.

Sipas Nehat Shabanit, drejtor, shkolla së shpejti do ta ketë bibliotekën e saj, e cila do të furnizohet me libra të ndryshme nga autorët tanë të Anamoravës e më gjerë./tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.