FIDANISHTJA

Vërshimet shkaktuan dëme të mëdha në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Vërshimet i kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe Komunës së Kamenicës, në objekte private, shembje dheu në rrugë të ndryshme, dëmtime të rrjetit elektrik, kanalizimeve etj. Dëmtime më mëdha kanë pasuar rrugët për Karaçevë, Lisockë dhe Krilevë, por edhe në shumë fshatra tjera.

Kryetari i Komunës, Begzad Sinani sot mbajti takimin kushtuar vlerësimit të gjendjes në komunë pas vërshimeve të këtyre ditëve.

Në takim ishin të pranishëm drejtorët e drejtorive përkatëse, Faik Rexhepi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Faton Jakupi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe inspektoratit, udhëheqësin e njësitit të zjarrfikësve Riza Bunjaku, inspektori Refik Latifi dhe sekretari i Kryqit Kuq të Kamenicës, Rexhep Morina.

Ata e kanë njoftuar Sinanin, me masat që i kanë ndërmarr gjatë vërshimeve, si edhe me pasojat e krijuara nga ajo fatkeqësi natyrore.

Drejtori i Drejtorisë Mbrojtjes dhe Shpëtimit, e njoftoi kryetarin për intervenimet e bëra gjatë vërshimeve dhe pikat më të rënda ku ata kanë intervenuar.

FIDANISHTJA

Po ashtu edhe Drejtoria e shërbimeve Publike, njësiti i zjarrfikësve dhe kryqi i Kuq komunal, njoftuan kryetarin me aktivitetet e tyre të ndërmarra gjatë vërshimeve, si edhe me aktivitetet në vijim.

Vërshimet i kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe Komunës së Kamenicës, në objekte private, shembje dheu në rrugë të ndryshme, dëmtime të rrjetit elektrik, kanalizimeve etj.

Dëmtime më mëdha kanë pasuar rrugët për: Karaçevë, Lisockë dhe Krilevë, por edhe në shumë fshatra tjera. Ekipet emergjente janë në terren edhe vazhdimisht janë duke sjellë informacione të reja.

Sinani, kërkoi nga drejtorët që brenda ditës të përgatitet një raport gjithëpërfshirës, ku secili nga fusha e vet të kontribuoj me shënime dhe i njëjti të dërgohet në ministrinë përkatëse.

Komuna brenda kapaciteteve të veta të veprojë, aty ku nevojat janë emergjente. Sinani, i falënderoi të gjitha kompanitë ndërtimore që me tekniken e tyre i kanë dalë në ndihmë qytetarëve në momente të vështira, duke kontribuar në pengimin e vërshimeve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.