Eko Higjiena

Edhe kjo rrugë është e blokuar në Gjilan, por askush nuk e mirëmban

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rruga Pograxhë – Stublinë e cila ka kushtuar mbi 1 milion euro nuk mirëmbahet nga askush pavarësisht se Komuna e Gjilanit ndanë mijëra euro për mirëmbajtje verore e dimërore. Vërshimet e fundit e kanë dëmtuar tej mase rrugën nga shembja e dheut dhe gurëve.

Rruga Pograxhë – Stublinë e cila frekuentohet bukur shumë nga fshatrat e Kosovës Lindore dhe vet banorët e Stublinës gati është bërë e pakalueshme nga shembja e gurëve dhe dheut, raporton rajonipress.

Ka vite që kjo rrugë nuk mirëmbahet pavarësisht se komuna ndanë mijëra euro për mirëmbajtjen verore dhe dimërore.

Fundamenti

Zymer Osmani banor i Stublinës thotë për rajonipress se shpesh ata detyrohen që me vetëorganizim ta hapin rrugën, por vërshimet e fundit e kanë dëmtuar shumë dhe duhet teknikë për të eliminuar gurët nga rruga. “Në këtë rrugë janë investuar mbi 1 milion euro dhe është turp që të shkatërrohet në këtë mënyrë” shprehet Osmani.

Kurse Sokol Haziri drejtor i shërbimeve publike tha për rajonipress se kjo rrugë është në kuadër të Komunës së Gjilanit dhe qysh të hënën pas konstatimit të gjendjes meqë nuk kemi asnjë raportim për bllokim rruge, do të marrim masat për ta pastruar sepse është përgjegjësi e jona tha shkurt Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.