Mireshi ndihet i izoluar dhe i anashkaluar nga institucionet
Gjilan – Sadat Salihu kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan tha për rajonipress se vërshimet e mëdha që ndodhën në fshatin Miresh kanë dëmtuar shumë familje, e kultura bujqësore. Çuditërisht askush nga organet komunale nuk e ka vizituar këtë fshat tashmë të dërmuar nga vërshimet thotë Salihu.
Zyrtarët komunal në Gjilan disa herë kanë deklaruar se situata pas vërshimeve është e menaxhueshme, përkundër faktit se në teren situata duket krejt ndryshe. Kështu po ndodhë edhe me fshatin Miresh ku vërshimet kanë shkaktuar shumë dëme, raporton rajonipress.
Sadat Salihu kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Miresh thotë për rajonipress se Mireshi këto ditë mbeti i vetmuar dhe i anashkaluar nga institucionet komunale. “Ne patëm një situatë tepër të rëndë sepse vërshimet kapluan shumë shtëpi e kultura bujqësore. Dëmet janë të mëdha dhe realisht Mireshi është në mjerim dhe pa përkujdesjen e duhur institucionale”.
Salihu tha se me gjithë këtë gjendje të rëndë asnjë zyrtar komunal nuk e ka vizituar Mireshin. “Tashmë ka dame të shumta sepse janë vërshuar shtëpi e oborre derisa janë dëmtuar ara e livadhe. Nëse asgjë s`ka mundur të bëjë komuna atëherë mundësia e vetme ka qenën që të dërgojë eskavatorët për të bllokuar rrjedhën e furishme të vërshimeve dhe për të shpëtuar shtëpitë nga vërshimet” tha Salihu./rajonipress/


