Fundamenti

Qeveria s’ka përgjigje për ultimatumin e Opozitës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Isa Mustafa ende nuk ka përgjigje për ultimatumin e partive opozitare, të cilat po kërkojnë shkarkimin e Ministrit Aleksander Jabllanovic.

Madje, përgjigje s’ka as Zëdhënësi i emëruar i Qeverisë, Arban Abrashi. Express ka kontaktuar me Abrashin, por as ai s’e ka dhënë përgjigjen e Qeverisë ndaj ultimatumit të Opozitës.

Uji Dea

Vetëvendosje sot i ka dhënë Qeverisë ultimatum deri të martën për të shkarkuar Jabllanovicin. Edhe Fatmir Limaj ka thënë se ministri duhet të shkarkohet para protestës të së mërkurës.

Ndërkohë, kërkesa për shkarkimin e Jabllanovicit kanë ardhur edhe prej deputetëve të PDK’së e LDK’së. Të fundit që e kanë kërkuar largimin e Jabllanovicit nga Qeveria janë Azem Syla, Adem Grabivci. Madje, edhe Lufti Haziri po kërkon largimin e Jabllanovicit nga Kabineti qeveritar.