Uji Dea

4 gjëra që nuk i dinit për duhanin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Përveç problemeve të shumta që sjell në shëndet, përfshirë ato me mushkëritë, me plakjen e parakohshme e shumë sëmundje të tjera, duhani, i cili me plotë gojën mund të thuhet se shkakton vdekjen, krijon edhe disa probleme të tjera që ndoshta nuk i dini.

Ja cilat janë 4 prej tyre:

-Tek të gjithë personat mbi 30 vjeç, femra dhe meshkuj që konsumojnë në mënyrë të rregullt duhan, efektet e tij negative të dukshme, shfaqen nëpërmjet krijimit të rrudhave.

ARKATANA

-Sa i takon anës estetike, veçanërisht të duarve, pirja e duhanit zverdh majat dhe rrëzat e thonjve.

-Duhani ndikon edhe në shqisën e të shijuarit duke e ulur ndjeshmërinë nga ushqimet dhe duke “prishur” shijen e gojës.

-Sa i takon rrudhave, duhani ndikon në zvogëlimin e nivelit të vitaminës A, e cila shkakton ndryshime të shumta në trupin e njeriut.