Fundamenti

Basha kthehet pas 9 muajsh: Kjo është dhurata më e mirë për ditëlindje

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Migjen Basha sot mori dhuratën më të mirë për ditëlindjen e tij.Mesfushori kosovar, Migjen Basha, sot ka marrë një lajm jashtëzakonisht të mirë.

Ai po e bënë rikthimin e tij me Torinon pas plot nëntë muajsh të qenit jashtë shkaku i operimit në këmbën e tij.

Migjeni është grumbulluar për sfidën e radhës të Torinos kundër Chievos e cila zhvillohet nesër.

Për më tepër, Basha sot feston ditëlindjen e tij dhe kjo ishte dhurata më e mirë që mund të merrte.

ARKATANA

“Sot më ka telefonuar trajneri për të më thënë se jam i grumbulluar për këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur me një gjë të tillë. Edhe pse ende nuk jam rikuperuar plotësisht, trajneri më tha se nëse ka nevojë do të më shfrytëzojë për këtë takim”, u shpreh Basha në një prononcim për Gazetën Express.

“Kjo ishte dhurata më e mirë që kam marrë për ditëlindje”, shtoi tutje Migjeni.

Shumë shpejtë pritet që mesfushori i Torinos të rikthehet edhe në fanellën e Kombëtares shqiptare.