Arta thumbon estraden, fillojnë reagimet
Arta Bajrami ka publikua këngën dhe klipin e ri, të quajtur ‘Provo Bitch”. Teksti i këngës është mjaft thumbues pë këdo që ka ‘mizën mas veshit’. Arta u thotë ‘se të dashurit e juaj janë papaka, dhe se moti kanë vrapuar pas saj’. Më tej i quan ato si ‘sinderella’ që ka kuptimin e kukullave, e ju thotë të bëjnë muzikë e jo skena.
Kanë nisur mënjëherë shumë reagime në lidhje me tesktin e këngës, aq sa edhe reperi Lyrical Son, i cili edhe ka shkruar tesktin, ka reaguar duke sqaruar tekstin e Artës.
“Info: Sa i perket textit te kanges se kengtares tone te mirenjohur Arta Bajrami, me duhet te spjegoj diqka:
Texti nuk eshte i dedikuar per femra ne pergjithesi, e as per kengtaret (e mira) ne pergjithesi, por kjo kenge eshte e dedikuar per artiste/artista KUKLLA…!!!
Ju lutem mos u merrni me thashetheme dhe me dezinformata tpa hijshme qe prishin imazhin e kultures dhe muzikes tone” ka shkruar reperi.
Më poshtë po sjellim videon e këngës që ju të vlerësoni vet./Inlajm/


