Mobi Casa

Lista e barnave esenciale mbetet mister

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pacientët kosovarë nuk e dinë se cilët nga artikujt e listës së barnave esenciale i kanë institucionet shëndetësore.

Edhe pse në bazë të Planit nacional të veprimit, për qeverisje të hapur, për zbatimin e të cilit Qeveria e Kosovës kishte nxjerrë një vendim në prill të vitit të kaluar, që e obligon Ministrinë e Shëndetësisë që nëpërmjet modulit shtetëror të shëndetësisë të publikojë raporte të rregullta publike ditore të gjendjes së stoqeve të barnave esenciale në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës, si dhe detaje të tjera të nevojshme për qytetarët, një gjë e tillë ende nuk ka filluar të bëhet.

Uji Dea

Sipas planit, procesi është paraparë të përfundojë në qershor të këtij viti, por në një raport të institutit “Riinivest” për monitorimin e zbatimit të tij, ky obligim është në stad të limituar të zhvillimit, si dhe nuk ka gjasa të përfundojë në qershor. /koha/