Eko Higjiena

Çfarë të konsumoni pas “natës së çmendur”?

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Pini sa më shumë ujë që nga momenti kur zgjoheni. Mjekët këshillojnë se futja e ujit në trup duhet të rritet për disa ditë me radhë pas natës festive, për shkak të ushqimit të pasur dhe të alkoolit.

Pas natës së trazuar të Vitit të Ri, të gjithë hasim në vështirësi për t’u kthyer përsëri në gjendje normale. Shumë njerëz e teprojnë me ushqim dhe pije dhe më pas e kanë të vështirë për t’u ngritur nga shtrati.

Mjekët këshillojnë që në prag të natës festive të konsumohet ushqim në mënyrë të moderuar, por janë të rrallë ata që i dëgjojnë këto këshilla. Megjithatë, në qoftë se dëmi ka ndodhur, atëherë duhet të mendoni se si të sanoni atë. Ja disa këshilla se çfarë është më e mira për të ngrënë dhe pirë pas një nate të hareshme:

– Ujë: Shumë njerëz duke filluar nga 1 janari, pasditen e vazhdojnë aty ku e kanë lënë gjatë festimit të Vitit të Ri. Ata e përsërisin natën festive dhe vizitojnë miqtë, që do të thotë se vazhdojnë të mbushin trupin me alkool.

Gjëja më e rëndësishme është që të pini sa më shumë ujë që nga momenti kur zgjoheni. Mjekët këshillojnë se futja e ujit në trup duhet të rritet për disa ditë me radhë pas natës festive, për shkak të ushqimit të pasur dhe të alkoolit.

– Supë dhe gjellë: Recetë e testuar për kapsllëkun mbetet supa nga qeset, ose gjella nga domatet dhe mishi i pulës.

Organizmi pas natës festive ka nevojë për kripë dhe fluide, të cilat janë pikërisht përbërësit kryesorë të supave dhe të gjellëve.

– Pemë: Ndoshta sallata nga frutat nuk mund të jetë joshëse si pjekurinat nga skara, por sigurisht që do t’ju ndihmojë për të rifreskuar trupin. Ju nuk mund të prisni që të ndiheni më mirë, në qoftë se pas natës së çmendur keni vendosur paarsyeshëm që të hani ushqime të yndyrshme. Është e vërtetë se ushqimi yndyror ngadalëson përthithjen e alkoolit dhe se shumica, pikërisht për këtë arsye, pas një nate të paharruar, ndalen për të “marrë” një picë apo burger. Megjithatë, për Vitin e Ri konsumohet më shumë ushqim se zakonisht, prandaj më shumë ushqime të yndyrshme mund t’ju krijojnë më shumë probleme.

FIDANISHTJA

– Bukë të thekur: Glukoza nga buka largon ndjenjën e mundimit. Është veçanërisht mirë për të ngrënë për mëngjes bukë të thekur, sepse ajo absorbon acidin e tepërt.

– Limonadë: Ne e dimë shumë mirë se limoni është përplot me vitaminë C, e forcon sistemin imunitar dhe është shumë i mirë për stomakun. Limonada, e cila është bërë me ujë të ngrohtë na ndihmon që të lirohemi nga problemet me tretjen.

– Perime: Ushqimet që përmendim me siguri asociaciojnë në disa dieta të mërzitshme dhe rraskapitëse. Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të pastruar trupin tuaj dhe për të rivendosur energjinë tuaj, përveç se të “shponi lugën”. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që nuk keni nevojë për ndonjë gjë për të ngrënë. Por, përpiquni që mishin nga skara ta zëvendësoni me karrota dhe patate të ziera.

– Sodë buke: Nëse jeni në mesin e atyre që e kanë tepruar me alkool dhe jeni zgjuar me dhimbje koke dhe ndjenjë të mundimit, pini sodë buke të tretur në ujë. Kjo do të ndihmojë trupin tuaj të rigjenerohet.

Box: Sallata

Ndoshta sallata nga frutat nuk mund të jetë joshëse si pjekurinat nga skara, por sigurisht që do t’ju ndihmojë për të rifreskuar trupin

Sodë buke

Nëse jeni në mesin e atyre që e kanë tepruar me alkool dhe jeni zgjuar me dhimbje koke dhe ndjenjë të mundimit, pini sodë buke të tretur në ujë.