ARKATANA

Komunitetet e vlerësojnë të suksesshme punën që kanë bërë gjatë këtij viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për Komunitete ka arritur që brenda vitit 2014 të iniciojë disa çështje me rëndësi për komunitetet dhe i ka adresuar ato për zgjidhje te organet komunale. Kështu ka thënë Kemal Shahin, kryesues i këtij Komiteti, në takimin përmbyllës të punës për këtë vit.

“Më e rëndësishmja është që ne kemi punuar në frymën e bashkëpunimit dhe jemi munduar të bëjmë të mirën e mundshme për qytetarët e të gjitha komuniteteve”, ka thënë Shahin.

Edhe përfaqësuesit e komunitetit serb e rom, Tomisllav Naskoviq e Fadil Demiroviq u shprehën të kënaqur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë dhe lëvizjen e lirë, duke thënë se Komuna e Gjilanit është një shembull i mirë i respektimit të komuniteteve pakicë.

Mobi Casa

Shefik Surdulli tha se është meritë edhe e kësaj trupe komunale, që këtë vit nuk ka pasur probleme të natyrës ndëretnike, prandaj ata kanë pasur mundësi të merren me kërkesa konkrete të komuniteteve.

Ai ka kërkuar që Komiteti të ketë një plan më të saktë të punës, me të cilat do të merren gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas kryesuesit Kemal Shahin, Komiteti planifikon një vizitë pune në Durrës të Shqipërisë. Duke e mbështetur këtë ide, Ibish Ibishi tha se një vizitë e tillë do të duhej të bëhej edhe në Serbi, për të parë se sa respektohen të drejtat e komunitetit shqiptar në Preshevë./rajonipr

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.